Bota

Arrestohet ish-punonjësi i AKI, zbuloi informacione që rrezikojnë sigurinë e Kosovës

21 Tetor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Arrestohet ish-punonjësi i AKI, zbuloi informacione që rrezikojnë

KOSOVË– Një ish-punonjës i Agjencisë së Inteligjencës është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës. Ish-punonjësi me iniciale M.K., dyshohet të ketë zbuluar informacione, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e vendit. Policia ka njoftuar se M.K. është ndaluar për keqpërdorim të pozitës dhe informacionit zyrtar, si dhe zbulim e fotografim të paautorizuar të informacioneve të klasifikuara. Ai do të mbahet nën arrest për 48 orë si i dyshuar për cënim të sigurisë së Republikës së Kosovës.

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS

“Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara Prishtinë, 21 tetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aki ish-punonjesi i aki policia e kosoves aki ish-punonjesi i aki policia e kosoves

Sondazh

Poll