Aktualitet

‘Niko Peleshi të ndihmoi?’/ Zbardhen përgjimet, si ndërhynte shefi i Komisariatit

21 Tetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
‘Niko Peleshi të ndihmoi?’/ Zbardhen përgjimet, si

KORÇË– Aksioni i djeshëm i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave ka pezulluar nga detyra 6 efektivë policie në Korçë, përfshirë edhe shefin e Komisariatit dhe të Qarkullimit Rrugor. Mësohet se efektivi Petro Fraholli së bashku me kolegët e tij, Genc Hysin dhe Çlirim Akrobatin, kishin ndaluar një makinë ku në timon ishte Avni Dushku, shofer i një përfaqësuesi të komunitetit bektashian të zonës. Ky i fundit, po qarkullonte në kundërshtim me rregullat e qarkullimit, ndërsa kishte me vete si pasagjer Ariel Dervishin.

Shoferit iu mor patenta për shkak të shkeljeve, por për procedurën nuk u mbajt asnjë procesverbal. Por Dushku, duke shfrytëzuar lidhjet e tij që kishte me shefin e Komisariatit, Krenar Gjokutajn kishte mundur të merrte mbrapsht dokumentet e makinës, duke shpëtuar edhe nga gjoba që do t’i varionte 100-400 mijë lekë. Gjatë përgjimeve është zbuluar se një bashkëbisedues e ka pyetur atë nëse e ka ndihmuar Niko Peleshi për të kaluar postbllokun e policisë që ishte vendosur për respektimin e orës policore. Por shoferi e ka mohuar duke përmendur Gjokutajn.

Por po ashtu, nga përgjimet theksohet se Krenar Gjokutaj kishte episode të shpeshta që e merrte në celularë efektivin Petro Fraholli duke i kërkuar që të lejojë pa gjobë automjetet. Më datë 12 gusht, Krenar Gjokutaj telefonon efektivin e policisë Petro Fraholli, duke i kërkuar që t’i kthejnë pas edhe dokumentet e makinës edhe Deivid Pronjarit. Edhe ky i fundit po qarkullonte jashtë orës policore. Një episod tjetër është rasti ku do gjobitej një person me emrin Andrea, i cili lëvizte me një furgon. Edhe këtë herë shefi i Komisariatit ka ndërhyrë për të shkëptuar shkelësit nga ndëshkimi.

LAJMI KRYESOR: Zbardhet DOSJA! Fiksimi për një vajzë, dasma dhe patenta që prangosën efektivët

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i shcba-se krenar gjokutaj niko peleshi aksioni i shcba-se krenar gjokutaj niko peleshi

Sondazh

Poll