Aktualitet

VD- Berisha non-grata! BE ‘ndahet’ nga SHBA, Soreca: Jemi gati të bashkëpunojmë

21 Tetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
VD- Berisha non-grata! BE ‘ndahet’ nga SHBA, Soreca: Jemi gati

KORÇË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se do të pranonte të bashkëpunonte edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse ky i fundit od të vihej në krye të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarët ditën e sotme në Korçë, Soreca tha se ata kanë bashkëpunuar me këdo dhe janë gati për çdo rast, duke u ndarë kështu haptazi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dërguara e të cilës është shprehur prerë kundër rikthimit të Berishës në skenë politika, duke qenë se ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A do të bashkëpunojë BE me Berishën në rast se kthehet në krye të PD?

Luigi Soreca: Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike.

Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar pas këtij vendimi. Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka një tjetër qëndrim në lidhje me praninë e Berishës në skenën politike. Ajo është shprehur edhe kundër futjes së Berishës në Kuvend.

LEXO EDHE: 

Vetingu i politikanëve dhe amendamentet e PD, Soreca: Kjo është demokracia!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike luigi soreca sali berisha luigi soreca sali berisha

Sondazh

Poll