Aktualitet

Arrestimi i efektivëve, SHÇBA: Katër në detyrim paraqitjeje, 1 në këkim

21 Tetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
Arrestimi i efektivëve, SHÇBA: Katër në detyrim

TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin antikanabis të zhvilluar dhe organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftim thuhet se janë lënë në detyrim paraqitjeje katër efektivë policie të Komisariatit të Pukës si dhe është shpallur në kërkim edhe oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, që akuzohet për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi zyrtar:

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzektua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpalja në kërkim kombëtar për:

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë, Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen efektivet ne tirane policia e pukes arrestohen efektivet ne tirane policia e pukes

Sondazh

Poll