Bota

E quajti Kurtin “të dashurin” e saj, Von Cramen reagon pas deklaratës së Gjuriç

21 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
E quajti Kurtin “të dashurin” e saj, Von Cramen reagon pas

KOSOVË– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, i cili e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si “të dashurin” e saj. Sipas mediave, Von Cramon u shpreh se akuzat janë të rreme dhe qesharake.

“Zakonisht i injoroj këto akuza të rreme. Më mirë mos t’i kushtoj vëmendje dhe t’i ruaj nervat e mia. Ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Nuk më intereson. Ata as nuk e kuptojnë Bashkimin Europian e aq më pak Parlamentin Europian. Ata nuk e kuptojnë që ne nuk kemi “shef”, për shembull. Komentet e tyre janë thjesht qesharake” u shpreh ajo.

Më herët amabasadori serb, Gjuriç, kritikoi Viola von Cramon për mbështetjen e dhënë ndaj aksionit të policisë së Kosovë kundër kondrabandës në veri. Ai u shpreh se eurodeputetja mendon se serbët në veri të Kosovës janë njerëz të këqinj, ndërsa Kurti, të cilin e konsideroi si “të dashurin” e saj, sipas Gjuriç, është i mirë edhe kur vret.

“Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm. Von Cramon mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqij teksa ‘i dashuri’ i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret” tha ambsadori serb.

Kjo deklaratë e Gjuriç erdhi pas kritikave të Von Cramon për Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili aksionion e policisë në Kosovë e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti marko gjuriç viola von cramon albin kurti marko gjuriç viola von cramon

Sondazh

Poll