Bota

Super operacioni i inteligjencës turke, 15 spiunë të MOSAD në pranga

21 Tetor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Super operacioni i inteligjencës turke, 15 spiunë të MOSAD

TURQI – Shërbimi sekret turk MIT dhe policia kanë arrestuar 15 persona në Turqi pasi akuzohen se janë agjentë të shërbimit sekret Izraelit, MOSAD.

Sipas medias turke Livik, operacioni dhe hetimet kanë zgjatur rreth një vit dhe gjithçka është kryer në fshehtësi të plotë.  Kjo ka bërë që të gjithë kodet e rrjetit të inteligjencës izraelite, të cilët kishin spiunuar të deshifrohen. Ata kishin mbledhur informacione biografike për shtetasit e Republikës së Turqisë ose studentëve të huaj që banonin në Turqi të clët mund t’i përdornin si potencial në të ardhmen.

Të 15 agjentët e akuzuar si të Mossad, të ndarë në ekipe me tre persona, u kapën në një operacion të fshehtë të kryer më 7 tetor 2021, si rezultat i ndjekjes sistematike të MIT, shërbimit sekret turk.

“Spiunët, të cilët ishin me origjinë arabe, u pyetën në detaje për aktivitetet që kryenin kundër vendit tonë. Pasi ekipet e ekspertëve të MIT të përfundojnë marrjen në pyetje të spiunëve, hetimi pritet të thellohet dhe të përgatitet një aktakuzë gjithëpërfshirëse“, shkruajnë mediat turke.

Rrjeti i spiunazhit përdori aplikacionin e quajtur ‘Protonmail’ për të dërguar informacionin që ata morën te zyrtarët e Mossad jashtë vendit. U mësua se skedarët Word të krijuar në këtë aplikacion ishin të koduar. Një metodë tjetër ishte programi SafeUM. Me numrin e rremë të marrë përmes këtij programi, u krijua komunikimi sekret me administratorët e Mossad nga aplikacionet si Whatsapp.

Më herët në Turqi janë organizuar operacione të ngjashme. Kohët e fundit, 6 shtetas rusë dhe uzbekë, të cilët u ndaluan në operacionet policore në Stamboll dhe Antalia si rezultat i punës së inteligjencës nga MIT, u arrestuan dhe u vendosën në burgun e Maltepe. Është zbuluar se personat e akuzuar për spiunazh politik dhe ushtarak dhe që ishin të vendosur për përgatitjen e një aksioni të armatosur kundër opozitës çeçene në Turqi, kishin lidhje me shërbimin e inteligjencës të Federatës Ruse.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestohen 15 persona ne turqi mosad spiune turqi arrestohen 15 persona ne turqi mosad spiune turqi

Sondazh

Poll