Bota

SHBA: 17-vjeçari u drejtoi armën lodër, Policia e qëllon për vdekje

21 Tetor 2021, 10:12 Nga DOSJA
SHBA: 17-vjeçari u drejtoi armën lodër, Policia e qëllon

SHBA – Policia ka qëlluar për vdekje një adoleshent të shtunën në mbrëmje në Tarpon Springs, Florida, pasi ai po u drejtontë nje një pushkë të stilit ushtarak makinave të cilat kalonin në rrugë. Më pas doli se arma që ai mbante nuk ishte e vërtetë, por ishte një pushkë lodër fëmijësh e cila punonte me energji ajrore.

Sipas The Independent, oficerët morën një ankesë në telefon të shtunën për një mashkull që drejtonte atë që dukej si një pushkë e stilit AK-47 drejt makinave të mbushura plot më njerëz. Pasi paralajmëruan individin, i identifikuar më vonë si 17-vjeçari Alexander King, që të hidhte armën, dy oficerë qëlluan me 12 plumba ndaj djalit, i cili vdiq më vonë atë natë në një spital të zonës.

“Të dy oficerët, nga frika e tyre dhe prekja e jetës së të tjerëve, qëlluan me armë të shumta mbi të. Mendimet dhe lutjet tona janë me oficerët tanë dhe me familjet e tyre që po përballen me pasojat e kësaj ngjarjeje”, tha shefi i policisë së Tarpon Springs Jeffrey Young në një konferencë shtypi të hënën.

Kamerat e trupit të policisë dhe pamjet nga videot e kalimtarëve të rastit kapën ngjarjen dhe thuhet se King mund të dëgjohej duke i thënë policisë: “Më gjuaj”. Është e paqartë nëse ai ka qëlluar ndonjëherë me armë ndaj oficerëve, por ai e ka kapur armën në dorë dhe e ka drejtuar drejt tyre kur oficerët mbërritën.

“Ai ngriti një armë kur policia që po përballej me të,ata kishin mburoja balistike dukej se ishin rreth 6 policë. Ata hapën zjarr ndaj tij, por ishte pasi ata i kërkuan të hidhte armën dhe ai nuk e bëri”, tha Derek Geisser, një dëshmitar në ngjarje.

Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida, Zyra e Prokurorit të Shtetit Pinellas-Pasco dhe njësia kriminalistike e Zyrës së Sherifit të Qarkut Pinellas po hetojnë gnjarjen dhe si kanë ndodhur të shtënat, së bashku me një hetim të brendshëm të nisur nga policia e Tarpon Springs.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota policia e florides policia vret 17 vjecarin ne shba policia vret terroristin sulm me arme ne florida sulmoi policine me arme loder policia e florides policia vret 17 vjecarin ne shba policia vret terroristin sulm me arme ne florida sulmoi policine me arme loder

Sondazh

Poll