Bota

Të mësosh mbi “privilegjin e njerëzve të bardhë” nëpërmjet Meghan Markle

21 Tetor 2021, 12:27 Nga DOSJA
Të mësosh mbi  “privilegjin e njerëzve të

MBRETËRI E BASHKUAR – Një shkollë private në Catford, Londër do të diskutojë “privilegjin e njerëzve të bardhë” përmes shembullit të Meghan Markle në leksionet në shkollë.

Sipas Thenews, drejtoria tha se mësuesit do e përdorin këtë mundësi për t’u treguar studentëve vështirësitë me të cilat u përballën si Meghan Markle ashtu edhe Kate Middleton kur u bashkuan me Familjen Mbretërore.  Sipas drejtoreshës, Meghan Markle u përball me sfida shtesë bazuar në spekulimet shoqërore të lidhura me racën e saj dhe kjo do i ndihmojnë studentët që po përballen me paragjykime racore. Studentët gjithashtu do të mësojnë konceptin e “mikroagresionit”.

 “Ne nuk mësojmë privilegjin e  njerëzve të bardhëve në mënyrë që të krijojmë një ndjenjë faji në komunitetin tonë por për të ndihmuar të gjithë të rinjtë tanë, të çfarëdo origjine racore, të zgjedhin dhe kuptojnë më mirë kompleksitetet dhe ndjeshmëritë e një çështje të vërtetë  që ka rëndësi për ta dhe për aq shumë nga shoqëria që ata zënë“, ka thënë drejtoria.

Për këto arsye, shkolla prestigjioze dhe e shtrenjtë në jug të Londrës, ka vendosur t’i lejojë studentët të studiojnë përvojat e jetës së Meghan në gjykatë. Kursi është krijuar duke marrë shkas nga mbulimi i madh mediatik i lëvizjes “Black Lives Matter”. Shkollimi vjetor në këtë shkollë arrin në 20 mijë euro.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota black lives matter mbretëri e bashkuar meghan markle meghan markle portrait black lives matter mbretëri e bashkuar meghan markle meghan markle portrait

Sondazh

Poll