Bota

Nis takimi i grupeve të punës Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh

21 Tetor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Nis takimi i grupeve të punës Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres

BRUKSEL –Ka nisur ditën e sotme në Bruksel takimi i parë i grupit të punës për çështjen e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç edhe ishte rënë dakord mes dy vendeve në 30 shtator.

Ka qënë Miroslav Lajçak, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun që e ka dhënë lajmin për nisjen e takimit në rrjetin social Tëitter. Ai ka shkuar se grupi i punës dhe Këshilltarët e Lajçak do të takohen rregullisht dhe pritshmëritë e tij janë të mëdha se një zgje konkrete do të vijë brenda 6 muash.

This morning in Brussels, I welcomed the expert delegations for the first meeting of the Working Group on license plates, as agreed on 30 September. The Group chaired by my advisers will be meeting on a regular basis. I trust they will present concrete findings in 6 months. pic.twitter.com/dwxZGV1PAM

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2021

“Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targa, siç është rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, shkruan Lajçak.

LAJMI KRYESOR: Reciprociteti i targave, sot takohen grupet e punës Kosovë-Serbi

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota diaspora

Sondazh

Poll