Bota

Blic: Diplomatë te ashpër e negociatorë të sprovuar/5 emrat e Biden për Ballkanin

21 Tetor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Blic: Diplomatë te ashpër e negociatorë të sprovuar/5 emrat

SHBA – Shtetet e Bashkuara Të Amerikës janë duke bërë disa ndryshime përsa i përket emrave të cilevë do t’ju “besojë” Ballkanin. Administrata e Joe Biden ka zgjedhur një pesëshe anëtarësh, të cilët do do bashkeveprojnë me vednet e Ballkanit dhe emrat duken premtues.

Këtë mendim ndan edhe gazeta serbe Blic, e cila thotë në një artikull se Biden e ka marrë seriozisht Ballkanin dhe ka zgjedhur njerëz të zotë dhe se Uashingtoni ka synime shumë serioze në periudhën e ardhshme.

Emri parë është  Kristofer Hill, i cili do të udhëheqë ambasadën amerikane në Beograd.  Kristofer Hill është një emër që njihet mirë nga shqiptarët pasi u bë i pari diplomat amerikan që hapi ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ai i ka treguar këto në kujtimet e tij në një libër “pararojë” të përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Më pas ai u bë negociatori amerikan i marëveshjes së Rambujesë duke qenë njëkohësisht edhe ambasador në Shkup. Hill luajti një rol kryesor pëkrah të Richard Holbrook për të provokuar bombardimet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999. Përpara Joe Biden ta thërriste për ta rikthyer në Ballkan, Hill kishte 11 vjet i larguar nga diplomacia dhe jepte mësim në Universitetin e Columbia-s, Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Emri i dytë. Gabriel Escobar, një diplomat me një qasje energjike, është emëruar i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, siç dëshmohet nga fakti se sapo shpërtheu kriza midis Beogradit dhe Prishtinës për shkak të futjes së reciprocitetit të targave, ai fluturoi për në Bruksel dhe mori pjesë në marrëveshje dhe heqjen e barrikadave nga vendkalimet administrative.

James O’Brien, emrit të tretë të përzgjedhur i është besuar nga Joe Biden roli si koordinator për politikën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai konsiderohet një njeri kyç në hartimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, domethënë atij i takon shkrimi i Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila në fakt është Aneksi IV në marrëveshjen e paqes. Nga viti 1989 deri në 2001, ai ishte Këshilltar i Lartë i Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, si Zëvendës Drejtor i Parë për Planifikimin e Politikave dhe I dërguar i Presidentit për Ballkanin.

Michael Murphy është emir i katërt dhe do të jetë ambasador i SHBA në Bosnje Hercegovinë. Ambasadori i ri amerikan në Bosnjë dhe Hercegovinë është një veteran i Departamentit të Shtetit të SHBA dhe ka një përvojë 29 vjeçare në politikën ndërkombëtare, dhe aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Jeffrey M. Hovenier , emri i pestë pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Thuhet se ai është gjithashtu një “specialist për Ballkanin”, dhe ai vjen në Prishtinë nga Turqia, ku aktualisht është zëvendës shef i misionit në ambasadën amerikane. Ai punoi në ambasada në Greqi, Kroaci, Turqi dhe pothuajse nuk ka asnjë vend në Ballkanin Perëndimor në ngjarjet e të cilit ai nuk ishte i përfshirë, të paktën në një farë mënyre. Ai ishte pjesëmarrës në negociatat në Rambuje si anëtar i ekipit të Martti Ahtisaarit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota diaspora administrata e joe biden ballkani perendimor gabriel escobar joe biden administrata e joe biden ballkani perendimor gabriel escobar joe biden

Sondazh

Poll