Bota

Dokumenti i Human Rights Watch: Afganëve po u cënohet siguria, shtetet “heshtin”

21 Tetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Dokumenti i Human Rights Watch: Afganëve po u cënohet siguria, shtetet

SHBA – Human Rights Watch bëri thirrje për mbështetje më të madhe për afganët në rrezik që kanë ikur ose po kërkojnë të ikin nga Afganistani.

HRW tha sot në një dokument të ri informues mbi politkat e ndjekuras se nevojitet një mbështetje më e madhe ndërkombëtare. Sistemi i Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë përkatëse duhet të përmirësojnë ndihmën e tyre për refugjatët dhe azilkërkuesit afganë, duke përfshirë ato në vendet fqinje me Afganistanin, vendet tranzite dhe vendet e zhvendosjes, sipas dokumentit.

Që nga marrja e Afganistanit nga talebanët, shumë afganë në rrezik të madh varen nga qeveritë për të respektuar të drejtën për të kërkuar azil. Përgjigjja në mënyrë efektive ndaj kësaj krize humanitare kërkon politika të refugjatëve dhe migracionit që janë bujare, që respektojnë të drejtat e njeriut dhe janë  kulturalisht të ndjeshme“,tha Bill Frelick , drejtor i të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve në Human Rights ëatch.“

Që kur talebanët pushtuan Kabulin , kryeqytetin e Afganistanit, më 15 gusht 2021, Human Rights Watch ka intervistuar refugjatët afganë të cilët raportojnë se janë ngacmuar, rrahur dhe zhvatur nga zyrtarët talebanë ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Human Rights Watch dokumentoi gjithashtu abuzime kundër njerëzve në shumë provinca të lidhura me ish-qeverinë, përfshirë personelin e ish-forcave të sigurisë dhe anëtarët e gjyqësorit. Në rrezikun më të madh përfshihen mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktivistet për të drejtat e grave, gratë e profilit të lartë, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias, gjyqtarët dhe të tjerë që mbanin poste zyrtare administrative.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota human rights human rights watch okb organizata për të drejtat e njeriut human rights human rights watch okb organizata për të drejtat e njeriut

Sondazh

Poll