Politike

VD-Mbledhja e Komisionit për 25 prillin dështoi,Gogu:PD na ofendoi, por ne jemi këtu

21 Tetor 2021, 10:37 Nga DOSJA
VD-Mbledhja e Komisionit për 25 prillin dështoi,Gogu:PD na ofendoi,

TIRANË– Mbledhja e radhës për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shtyrë sërish. Në një deklaratë për mediat, Nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu tha se anëtarët e Partisë Socialiste kanë shkuar në Kuvend, por këtë herë kanë munguar anëtarët e Partisë Demokratike. Ai shtoi se janë ndjerë të ofenduar nga Opozita pasi i kanë quajtur edhe ‘gangsterë’, por që nesër do të shkojnë sërish në Kuvend për mbledhjen e radhës.


“Ka një nxitim të kolegëve që ta paragjykojnë punën e këtij komisioni. Pasi ne e votuam me 74 votat tona morëm mbrapsht mallkime, paragjykime dhe sharje. Ne donim vetëm një gjë miratimin e rendit të ditës. Në kundërshtim të hapur kryetari na e mohoi këtë të drejtë duke na shpërfillur, e ofenduar. Madje një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’. Dje propozuam që të takoheshim dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë të vijmë edhe nesër, do të vazhdojmë sepse duam të hetojmë. Ne shprehim qartë vullnetin tonë sepse qytetarëve kemi detyrimin t’i japim përgjigje për të gjitha shqetësimet që shprehen edhe në raportin e ODIHR. Ne do të jemi edhe nesër sepse jemi vullnet mirë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer nga akuzat por jo të dekurajuar,”- tha Gogu.

Një ditë më parë mbledhja e Komisionit për Zgjedhjet e 25 prillit dështoi sepse socialistët nuk u paraqitën. Dje ishte vendosur që maxhoranca dhe opozita të mblidheshin në ambientet e Byrosë së Kuvendit për të vijuar punimet lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Por në sallë janë paraqitur vetëm deputetët e opozitës, pasi maxhoranca kishte vendosur që ta merrte “pushim”. Gogu ka justifikuar bojkotin e socialistëve duke u shprehur se Enkelejd Alibeajn po shkel rregulloren. 

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar më 18 tetor, e për tre muaj, do të verifikojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërndarjen e fondeve të tërmetit tragjik të vititn 2019, legalizimet gjatë fushatës elektorale si dhe punësimet në administratë po gjatë kësaj periudhe kohore.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu

Sondazh

Poll