Politike

Tabaku përplaset me ndjekësit: Jeni bërë një me Ramën (KOMENTET)

20 Tetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Tabaku përplaset me ndjekësit: Jeni bërë një me

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është përplasur në rrjetet sociale me komentuesit. Teksa ka hedhur një postim në Facebook, mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Tabaku ka marrë shumë komente, të cilat akuzojnë PD-në për bashkëqeverisje me Ramën. Por ndyshe nga herët e tjera, Tabaku ka vendodur që tu përgjigjet komenteve, duke kundërshtuar bashkëqeverisjen.

“Pra siç shihet qarte bashkeqeverisja me nje kryeminister qe betoheshin dhe ulerinin se nuk uleshin ne tavoline, tani mjafton te marin rrogen te rriten ne karriere pa populli dhe gabimet e ketij KM i mori era i hengren me buke,bukeshkelurit jane tulitur e degjojne per here te trete dhe nuk ju vjen aspak turp perseri thone do vijme ne pushtet se do na sjelli amerika.Nuk arrij ta konceptoj te hedhesh popullin qe te ka votuar dhe te servilosesh Kimit,qe po mbeshtet Ramen duke i thene qeverise se korruptuar,lufto korrupsionin,mesa duket dhe ju paskeni te njejtin mendim si Kimi,Rama nuk qenka qeveri e korruptuar jeni ne te njejten linje dhe vazhdoni te besoni se Kimi dhe amerika do ju japin pushetin ne tavoline.Pa popullin sic e shikoni sa i madh eshte ne foltore e themeluesit te PD ju nuk shkoni asgjekundi ta harroni te kunderten”, shkruan një komentuese.

“E nderuar Bejana Serjanaj ne cilen pjese ju shihni nje bashkeqeverisje ne statusin tim?! Ju shkruani se ne hodhem ne kosh popullin qe na votoi nderkohe qe ata qe na votuan na dhane mundesine dhe shansin dhe detyrimin qe ne te jemi ne kuvend per te folur per shqetesimet e tyre. Ju kerkoni qe ne te hedhim tutje kete detyrim dhe te permbushim deshiren tuaj. Kjo eshte e pandershme ndaj njerezve qe politiken e duan dhe ne kuvend. Sot kam folur per te drejten tende dhe timen qe te mos kemi patronazhiste e nderuar Bejana, kam folur per blerjen e votes dhe krimin e organizuar e nderuar. Nese ne sdo ishim ne kuvend kush do qe per te folur per to?! Askush apo dikush qe do fliste si qeveria. Ndaj le te flasim me qetesi dhe pa mllefe. Nuk ka bashkeqeverisje ka beteje politike ne parlament”, përgjigjet Tabaku.

“Pse nuk e thoni troc qe jeni bere nje me Edi Ramen”, shkruan një komentues.

“Ylli Tafani ku po e shihni qe jemi nje ne kete postim? Perpjekja jone eshte qe te ngreme shqetesimet reale qe i ngre dhe raporti. Ndaj vleresojeni duke e lexuar statusin jo duke komentuar pa ndonje argument,” përgjigjet Tabaku.

“Jorid e dashur, nuk e imagjinoj dot se si do merrni vota tani. Ndoshta integrimi europian kur te ikin edhe nja 500 mije te tjere. Nuk e di”, shkruan një komentues.

Rudi Erebara do ti marrim duke luftuar politikisht dhe me cdo mjet demokratik per shqiptaret. Madje do te luftojme me fort edhe per ata qe jane skeptike dhe mosbesues. Personalisht besoj qe pesimizmi na demton. Duhet te shohim perpara dhe te luftojme,” përgjigjet Tabaku.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku tabaku perplaset me komentuesit jorida tabaku tabaku perplaset me komentuesit

Sondazh

Poll