Politike

Interpelancë me Manastirliun! Shehu depoziton kërkesën me 9 pika në Kuvend

21 Tetor 2021, 11:41 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Ai ka ndarë kërkesën në rrjetin e tij social ‘Facebook’, duke bërë të ditur se e ka depozituar më 19 shtator. Shehu thotë se kjo interpelancë është kërkuar për strategjinë e vaksinimit Covid në vend, bazuar në 9 pikat të cilat i ka renditur në shkresë.

POSTIMI:

Interpelanca e kerkuar nga une dhe depozituar me date 19 shtator, ndaj Ministrise se Shendetesise per strategjine e vaksinimit Covid ne vendin tone, bazuar ne keto ceshtje:
1-Per domosdoshmerine e vaksinimit Covid te popullesise, duke percaktuar edhe llojet e vaksinave, qe do te perdoren sipas grup moshave e individualiteteve te qytetareve.
2-Per domosdoshmerine e deklarimit te nje afati final per perfundimin e vaksinimit masiv per imunizimin e te pakten 85% te popullesise.
3-Per domosdoshmerine e nderprerjes se perdorimit te cdo vaksine te pa certifikuar nga EMA dhe vazhdimin e procesit vetem me te tilla.
4-Per nevojen e rivaksinimit te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksina te pa certifikuara e te pa efekeshme, si ato kineze e ruse.
5-Per domosdoshmerine e aplikimit te dozes se trete te vaksinave.
6-Per uljen e moshes se vaksinimit se pari ne 12 vjec.
7-Per strategjine e perdorimit te “Green Pass” Covid per vaksinat, me efekte kjo brenda e jashte vendit dhe per politiket e tjera ne stimulim te vaksinimit.
8-Per domosdoshmerine e permiresimit te sistemit paresor, spitalor, mbrojtjes se personelit shendetesor ne muajt qe vijne, per te perballuar perkeqesimin e gjendjes.
9-Per politikat e aplikimit te testimeve ndaj Covid prej Qeverise.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise ogerta manastirliu tritan shehu kuvendi i shqiperise ogerta manastirliu tritan shehu

Sondazh

Poll