Politike

Mbledhja e Komisionit Hetimor, Kuvendi: Nuk u zhvillua prej mungesës së kourumit

20 Tetor 2021, 16:15 Nga DOSJA
Mbledhja e Komisionit Hetimor, Kuvendi: Nuk u zhvillua prej mungesës

TIRANË– Pas akuzave të opozitës se mazhoranca bojkotoi mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur reagimi nga Kryesia e Kuvendit. Në një njoftim për mediat thuhet se mbledhja e Komisionit Hetimor nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të komisionit për njoftimin e anëtarëve se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.

NJOFTIMI I KUVENDIT

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021” nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Kryetari i këtij komisioni z.Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.”

LAJMI KRYESOR: Komisioni për ’25 prillin’/ Maxhoranca bojkot, Alibeaj: Takimi i radhës, të premten

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per zgjedhjet e 25 prillit mbledhja e komisionit hetimor reagon kuvendi komisioni hetimor per zgjedhjet e 25 prillit mbledhja e komisionit hetimor reagon kuvendi

Sondazh

Poll