Politike

VD-Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Të raportojë këtu Gledis Nano

21 Tetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
VD-Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj: Të raportojë këtu Gledis Nano

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve prezencën e drejtorit të ri të policisë së shtetit, Gledis Nanos. Ai u shpreh se marëdhënia është Kuvend-qeveri ndaj në komision duhet të vinë dhe drejtuesit e policisë të cilët kanë role të përcaktuara e se duhte të jenë prezentë për të dhënë detaje.


“Shumë mirë që krijohet klimë, por kjo nuk do të thotë se ai konsultim i bërë jashtë kësaj salle të mos replikohet këtu. Ne jemi të gatshëm, ju thatë që është ndërprerë në legjislaturën e kaluar. Pse jo të mos kenë të drejtë të jenë prezentë. Marrëdhënia është Kuvend-qeveri dhe drejtues të lartë të administratës, një prej të cilëve është edhe drejtori i policisë. Të vinë dhe të japin detajet këtu. Roli dhe pozicionet politikë janë të përcaktuara. Nuk kemi asnjë lloj diskutimi. Duhet ti dëgjojmë është se në këtë projektligj ka standarde delikate që do të duhet të jemi në maksimumin për të vendosur duke pranuar dialektikën. Kërkesa tjetër që ne bëmë është mirë që ta pranojmë në një mbledhje të përbashkët në frymën e konsultimit. Është e thjeshtë, ekonomizon kohë, jep mundësi publikut të njihet’- tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR:VD- Shkrihet SHÇBA! Çuçi prezanton AMP-në, Alibeaj: Të vijë Nano (Detyrat e reja)

(A.b)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 21 tetor 2021 enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 21 tetor 2021

Sondazh

Poll