Politike

VD-‘Transformohet’ SHÇBA! Çuçi: Do quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore

21 Tetor 2021, 09:07 Nga DOSJA
VD-‘Transformohet’ SHÇBA! Çuçi: Do quhet

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), strukturë e cila heton Policinë e Shtetit. Ai bëri të ditur se SHÇBA të quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe do të ketë kompetenca dhe detyra të reja.

Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.


‘Do jetë një Agjenci Inteligjente për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të Agjencisë. Transformimin e Agjencisë drejt një modeli më demokratik dhe institucional. Sa i takon risive të projekt/ligjit, në radhë të parë është zgjeruar fusha e përgjegjësisë. Tashmë sot ajo që quhet SHÇBA dhe pas miratimit të ligjit do të quhet Agjenci në fushën e përgjegjësisë do të shtohen dhe subjekte të tjera si Garda e Republikës apo Shërbimi Zjarrfikës përveç Policisë së Shtetit që është deri më tani. Edhe ndryshimi i emrit ka kuptimin e vet.’– tha Çuçi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për çështjet ligjore

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi komisioni i ligjeve 21 tetor 2021 bledi çuçi komisioni i ligjeve 21 tetor 2021

Sondazh

Poll