Politike

“U takova me Bashën”/ Luan Baçi: Më kërkoi që të jap dorëheqjen, refuzova

20 Tetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
“U takova me Bashën”/ Luan Baçi: Më kërkoi

FIER- Ish-kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka mbledhur me urgjencë demokratët mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit se ai u shkarkua nga detyra. Gjatë bisedës me demokratët, Baçi është shprehur se, mbrëmjen e kaluar ka pasur një takim me Lulzim Bashën, i cili i ka kërkuar që të dorëhiqet dhe të japë propozime për emrin e pasardhësit të tij. Sipas Baçit, ai ka refuzuar që të dorëhiqet dhe ka shtuar se nuk ka asnjë vendim zyrtar për pezullimin e tij. 

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës. Kontestoj mënyrën se si procedohet. Nuk ka asnjë vendim zyrtar që të ketë ardhur për pezullimin tim. Jam i mendimit që duhet të qarkullojnë drejtuesit por të behet në mënyrën e duhur. Qëllimi është që PD të jetë e bashkuar. Qëndrimi si dege ka qenë ekselent dhe në bllok. Kemi arritur rezultate shumë të mira në krahasim me mundesitë. E rëndesishme është të jemi bashkë. Pjesëmarrja në Foltoren e Berishës ka qenë me mbeshtetjen e të gjithë demokratëve. Nuk bëhet fjalë për emra të përvetshëm por për Partine Demokratike. Jam në dispozicion të PD pa bërë tifozllik për asnjë. Lëvizja që bëhet brenda PD është lëvizje për të mirën e Partisë.  Pd duhet të tundet nga themeli. Përgjegjësia fillon nga kryetari i degës dhe lart. Humbja është humbje, pavarësisht rezultatit. Përgjegjesia kryesore është e kryetarit të PDSH-së, ai ishte kandidati për kryeminister. Kanë munguar rregulla dhe statuti nuk është zbatuar. Sot kemi një situatë ku lideri historik Berisha është në takime me shumë mbështetes. Zoti Basha është në pozicion tjetër dhe nuk dimë se si të sillemi,” tha Baçi.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike luan baci lulzim basha luan baci lulzim basha

Sondazh

Poll