Bota

Rrezikon dënimin me vdekje, ish-studenti vrau 17 persona ditën e Shën Valentinit

21 Tetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Rrezikon dënimin me vdekje, ish-studenti vrau 17 persona ditën e

SHBA – Nikolas Cruz, një ish-student, është deklaruar fajtor për masakrën e shkollës së mesme në Parkland, Florida në jug të SHBA, pasi në vitin 2018 vrau 17 persona.

Sipas CNN, Cruz, 23 vjeç tani, u përgjigj në një seancë gjyqësore të mërkurën, ku morën pjesë një numër i madh të afërmish të viktimave, dhe iu përgjigj një liste të gjatë pyetjesh nga gjyqtarja e qarkut në Florida, Elizabeth Scherer, që synonte të konfirmonte kompetencën e tij mendore.

Ai u akuzua për 17 vrasje  të shkallës së parë dhe për të plagosurit në sulmin e 14 shkurtit 2018, një nga sulmet në shkollë më vdekjeprurëse në historinë e Shteteve të Bashkuara. Incidenti është bërë një pikë referimi në luftën e vazhdueshme politike në SHBA për kontrollin e armëve.

“Më vjen shumë keq për atë që kam bërë. Unë jetoj çdo ditë të jetës sime me fajin për atë që shkaktova”, tha Cruz duke kërkuar falje.

Disa prej prindërve të viktimave tundën kokën të inatosur. teksa disa  prindër dhe të afërm të tjerë të viktimave u përlotën ndërsa dëgjuan procedurat gjyqësore përmes një video-konference. Cruz, i cili ishte 19 vjeç në kohën e sulmit, tani përballet me një dënim të mundshëm me vdekje, ose burgim të përjetshëm por dënimi do vendoset në një gjyq të ardhshëm.

Cruz vrau 14 studentë dhe tre anëtarë të stafit në ditën e Shën Valentinit në 2018 gjatë një sulmi me një pushkë gjysmëautomatike AR-15 nëpër klasat dhe korridoret e një ndërtese shkollore trekatëshe. Ai përballet me mundësinë e dënimit me vdekje ose me burgim të përjetshëm. Rasti do të kalojë tani në procedurë penale, gjatë së cilës gjyqtarët do të përcaktojnë nëse Cruz do të kursehet nga dënimi me vdekje ose jo. Gjyqtarja Elizabeth Scherer tha se shpreson që kjo procedurë të nisë në janar. Avokatët që përfaqësojnë Cruzin kanë thënë vazhdimisht se ai do ta pranojë fajësinë nëse dënimi me vdekje nuk merret parasysh.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 19 vjecari ne shba nikolas cruz shba sulm me arme ne florida 19 vjecari ne shba nikolas cruz shba sulm me arme ne florida

Sondazh

Poll