Bota

Mbajti tetë takime ne 13 ditë, Mbretëresha pranon këshillën mjekësore për të pushuar

20 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Mbajti tetë takime ne 13 ditë, Mbretëresha pranon

ANGLI– Mbretëresha Elizabet ka pranuar këshillën e mjekëve për të marrë një pushim disa ditor dhe anuloi një udhëtim drejt Irlandës së Veriut. Pallati Mbretëror nuk dha shumë detaje në lidhje me këto vendime, por bënë me dije se 95-vjeçarja është mirë dhe ndihet e zhgënjyer që nuk do të ketë mundësi të vizitojë Irlandën e Veriut për takimet e saj zyrtare. Mbretëresha mori pjesë në tetë takime zyrtare brenda 13 ditëve, pas një vere të qetë në Balmoral. Ajo u takua me turpa zyrtare, hapi lojërat e Commonwealth, mori pjesë në falenderimet e Westminster Abbey, hapi parlamentin e Uellsit dhe shumë evente të tjera. Gjatë këtyre takimeve mbretëresha është parë të mbajë një bastun, por nuk raportohet të ketë probleme serioze shëndetësore.

“Mbretëresha ka pranuar me ngurrim këshillën mjekësore për të pushuar gjatë ditëve në vzhdim. Madhëria e saj është në humor e gjendje të mirë, por është e zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të vizitojë Irlandën e Veriut, ku duhet të merrte një sërë angazhimesh sot dhe nesër. Mbretëresha iu dërgon urimet e saj të ngrohta njerëzve të Irlandës Veriore dhe mezi pret t’i vizitojë në të ardhmën” njoftoi Pallati Mbretëror.

95-vjeçarja po pushon në kështjellën ‘Windsor’, ku të martën në mbrëmje ajo mirëpriti drejtuesit e biznesit, sipërmarrësit e teknologjisë dhe politikanët, në një pritje pas samitit të investimeve të qeverisë. Midis mysafirëve që ajo përshëndeti, së bashku me kryeministrin, Boris Johnson, ishte bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates. Vendimi i Mbretëreshës për të pushuar nuk lidhet me Covid. Aktualisht nuk ka udhëzime nëse çështjet shëndetësore do të ndikojnë në planet e saj për të marrë pjesë në ngjarjet e lidhura me konferencën e ndryshimeve klimatike Cop26 në Glasgow në fund të muajit.

Burimi: Daily Mail

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbretëresha elisabeta ii mbreteresha merr pushime pallati mbretëror mbretëresha elisabeta ii mbreteresha merr pushime pallati mbretëror

Sondazh

Poll