Bota

Çfarë po ndodh? Mbretëresha e Anglisë s’është mirë, anulon takimin në Irlandë

20 Tetor 2021, 13:50 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh? Mbretëresha e Anglisë

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeth II ka anuluar një udhëtim në Irlandën e Veriut për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Madhëria e saj, 95 vjeç, thuhet se është në humor të mirë, por nuk mund që të zhvillojë një udhëtim dy-ditor në Irlandën e Veriut.

Ajo kishte planifikuar që të vizitonte Hillsborough dhe të merrte pjesë në një shërbesë kishtare, të enjten për të shënuar njëqindvjetorin e formimit të Irlandës së Veriut.

“Mbretëresha ka pranuar me ngurrim këshillën mjekësore për të pushuar gjatë ditëve të ardhshme. Madhëria e saj është me humor të mirë dhe është e zhgënjyer që nuk do të jetë në gjendje të vizitojë Irlandën e Veriut, ku duhej të ndërmerrte një sërë angazhimesh sot dhe nesër,”-tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror.

Monarkja po pushon në Kështjellën Windsor, por ende pritet të marrë pjesë në konferencën e ndryshimeve klimatike Cop26 në Glasgoë në fund të muajit.

Marrë nga The Sun

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbreteresha elisabeth ii mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll