Aktualitet

Përplasja me Policinë e Kukësit, Gjykata rrëzon akuzat ndaj Abedin Oruçit (VENDIMI)

20 Tetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Përplasja me Policinë e Kukësit, Gjykata rrëzon akuzat ndaj

KUKËS– Gjyqtari Sami Ujkashi ka vendosur pushimin e çështjes për Abedin Oruçin, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës i shpallur në kërkim më 23 tetor 2020, i cili akuzohej se kishte kundërshtuar organet shtetërore dhe kishte kanosur punonjësit e Policisë. Dy ditë më parë, më 18 tetor të këtij viti, Gjykata e Kukësit ka vendosur që të hedhë poshtë akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, Oruçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, pavarësisht se nga përplasja mbetën të plagosur 5 efektivë të Policisë së Shtetit.

Siç duket edhe në dosjen e siguruar nga Dosja.al, për të gjithë është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa apeli mund të bëhet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Shkodrës.

Vendimet e Gjykatës së Kukësit:

Pushimin e çështjes për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të POlicisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” ndaj të pandehurit Abedin Oruci.

Pushimin e çështjes për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim për Petrit Oruçin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, në bashkëpunim për Englant Ollomanin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” ndaj Behar Durakut.

Por çfarë ndodhi në Kukës? Pse përfundoi i pandehur Oruçi?

Oruçi ishte në garë për zgjedhjet lokale si kandidaturë e partisë Bindja Demokratike, ndërsa më herët ka mbajtur postin e kryetarit të Këshillit në qarkun e Kukësit. Ish-zyrtari i Kukësit hetohej nga prokuroria për 3 vepra penale: Ndërtim të paligjshëm, kundërshtim i funksionarëve publik dhe kanosje për shkak të detyrës. Më 19 tetor të vitit të shkuar, Abedin Oruçi u konflikua dhe me bodigardët e Gjicit, sherr që ndodhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze.

Pasi ishte shpallur në kërim, Dosja.al mësohet se policia e Shtetit kishte pikasur se Oruçi qëndronte në hotelin e tij në qendër të Kukësit. Kur efektivët e ndaluan për të ekzekutuar vendimin për arrestimin e tij, hasën në rezistencë. Ai nxorri edhe armën, por një efektiv ia hoqi atë nga dora. Ndërkohë që për t’u largua nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij, mori para dhe disa efektivë, të cilët mbeten të lënduar. Megjithatë vetë Oruçi nga arratia, asokohe mohonte që ngjarja ishte e qëllimshme. Duke shtuar se efektivët ishin lënduar pasi kishin rënë në momentin që atë po e ndiqnin.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi abedin oruçi perplaset me policine gjykata e kukesit kukes abedin oruçi abedin oruçi perplaset me policine gjykata e kukesit kukes

Sondazh

Poll