Aktualitet

Arsenal armësh në një stan në Lushnje, arrestohet një person, tjetri në kërkim

20 Tetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
Arsenal armësh në një stan në Lushnje, arrestohet një

LUSHNJE Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi gjatë kontrollit u gjeti një arsenal me armë zjarri, fishekësh dhe armë të ftohta si thika dhe një shpatë.

N.P, 43 vjeç nga Lushnja, ju gjet në makinë një shufër metalike dhe pas kontrollit në shtëpi policia gjeti 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Kurse M.H, 44 vjeç nga Lushnja është në kërkim nga Policia pasi gjatë kontrollit në stanin e tij në lagjen “Savër”  ju gjetën një arsenal i plotë armësh me  1 automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë, 2 silenciator, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 granatë dhe 2 radio dore.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për mbajtje të municioneve luftarake dhe armëve të ftohta. U arrestua në flagrancë 43 vjeçari me inicialet N.P, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një shufër metalike me hapje-mbyllje. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Është shpallur në kërkim gjithashtu M.H, 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen “Savër”, Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne lushnje arrestohet nje 43 vjecar ne lushnje lushnje policia e lushnjes arrestohen dy persona ne lushnje arrestohet nje 43 vjecar ne lushnje lushnje policia e lushnjes

Sondazh

Poll