Aktualitet

Yuri Kim ndan postimin e Blinken: Negociatat për Shqipërinë të fillojnë pa vonesë

20 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë postimin e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken i cili nxit BE që të nisin sa më parë negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian.

‘Ne theksojmë se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë’thuhej në deklaratën e Blinken. 

Kim shkruan se, pranimi në BE është një përparësi për të gjithë Ballkanin pasi ndihmon në kosolidimin e institucioneve demokratike dhe në mbrotjen e të drejtave themelore.

POSTIMI I YURI KIM:

SHBA dhe Bashkimi Europian pajtohen që rajoni i BB i përket BE -së dhe negociatat e pranimit Shqipëri, Maqedoni e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike antony blinken integrimi i shqiperise ne be yuri kim antony blinken integrimi i shqiperise ne be yuri kim

Sondazh

Poll