Aktualitet

U shkarkua nga KPK, Bejleri: Vendim i paracaktuar, i manipuluar

20 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
U shkarkua nga KPK, Bejleri: Vendim i paracaktuar, i manipuluar

TIRANË– Një vendim të padrejtë e ka konsideruar vendmin e sotëm të KPK gjyqtarja Manjola Bejleri. Në një reagim për mediat, Bejleri deklaron se vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe të gjitha provat e paraqitura sipas saj në proces.

REAGIMI:

Ky vendim i marre me shumice votash nga KPK eshte haptazi i padrejte, ne kundershtim me ligjin dhe te gjithe provat e paraqitura. Relacioni i KPK ishte i mbeshtetur ne te paverteta, hamendesime dhe ne shifra te manipuluara e te dyfishuara qellimisht ne menyre flagrante. Une kam nje karriere prej mbi dy dekadash si gjyqtare, kam gjykuar me mijera ceshtje dhe e kam shume te qarte qe kam prekur dhe shume interesa. Nga zhvillimi i seances degjimore u duk qarte qe komisioni nuk i kishte lexuar e studiuar fare prapesimet e mia dhe ato dhjetera prova te paraqitura nga une rishtazi, qe evidentonin gabimet e renda te tyre per analizen time financiare. Nje komision qe zhvillon seance degjimore prej disa oresh, pa dosje perpara dhe pa bere asnje pyetje te vetme, tregon qarte qe vendimi ishte i paracaktuar. Ky vendim nuk e cenon aspak dinjitetin dhe integritetin tim profesional, por me vjen keq qe i gjithe kontributi im i dhene prej shume vitesh per te drejten dhe Reformen ne Drejtesi, te gjykohet nga nivele dhe ne standarte te tilla. Kam luftuar gjithmone per te drejten dhe do te vazhdoj ta bej. Manjola Bejleri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri. Shkarkimi i Bejlerit u vendos me shumicë votash nga trupi gjykues i KPK-së, i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

(a.b)/dosja.al 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kpk manjola bejleri kpk manjola bejleri

Sondazh

Poll