Aktualitet

Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

20 Tetor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekt-raporti i Komisionit Evropian ka rikonfirmuar edhe një herë tjetër se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe se duhet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Në konferencën për mediat që u mbajt në Kryeministri bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, Rama tha se bllokimet që vijnë nga vendet e tjera që janë anëtare të Bashkimit Evropian janë vetëm për politikë dhe se lënë të kuptohet që BE-ja nuk ka shumë oreks për zgjerim në këto momente. Gjithsesi Rama shtoi se Shqipëria do të ecë përpara pavarësisht nëse hapen apo jo negociatat.

I pyetur në lidhje me propozimet e bëra nga Partia Demokratike për Vettingun e politikanëve, për ndryshimet kushtetuese apo edhe për Reformën territorial, Rama tha se do të tregonte mungesë etike nëse do të fliste për këtë gjë pa dialoguar me Opozitën dhe vetë PD-në. Përsa u përket patronazhistëve, Kreu i Qeverisë tha se është shumë krenar për ta. Madje ai shtoi se Partia Socialiste do të kishte marrë dhe 77 mandate nëse votuesit nuk do të kishin ngatërruar numrat e partisë me ata të kandidatëve. Kritikat për lirinë e medias sipas tij nuk qëndrojnë, pasi në Shqipëri ‘liria e shpifjes’ është në nivelin më të lartë krahasuar me vendet e tjera.

Kryesocialisti shtoi gjithashtu se Agjencia për Media dhe Informim mund edhe të shkrihet nëse vetë gazetarët gjejnë argumente të forta për ta bërë këtë gjë. Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se raporti konfirmoi edhe një herë se Shqipëri ai ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se duhet mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare brenda këtij viti. Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së që të lexojnë progress-raportin e KE-së dhe të ulin në tryezë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Sipas ambasadorit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet për Integrimin e vendit tonë. Soreca tha gjithashtu se Shqipëria ka shumë punë për të bërë në lidhje me Vettingu-n, Reformën në Drejtësi dhe lirinë e shtypit.

Gjithashtu, sot po zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian. Takimi i kryesuar nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla pritet të prezantojë “Raportin Vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë”. E pranishme do të jetë edhe Olta Xhaçka, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme bashkë me Zef Mazin, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nga ana e Partisë Demokratike janë edhe Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Një ditë më parë në takimin e Parlamentit Evropian, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka prezantuar projekt-raportin për rajonin e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat por se duhet të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri vlerësoi edhe zgjedhjet duke u shprehur se ishin të mira, por kërkoi hetimin e denoncimeve të bëra, ku shqetësim mbetet blerja e votës dhe rrjedhja e të dhënave të ndjeshme personale.

ZHVILLIMET ORE PAS ORE:

3 kërkesat e PD-së, Soreca: Foltorja është Kuvendi

Rama-gazetarëve: Do ju jap llogari! Nëse sillni prova Agjensia do shkrihet

Rama: Ka dhe më keq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut është me gjimnaz!

Rama: Nuk synojmë reformimin e Kushtetutës! Dialog në anglisht me PD-në, s’ka

Soreca: Kur je pjesë e lojës nuk ndryshohen rregullat, Shqipëria pjesë e zgjerimit

Vettingu, Soreca: Të mbyllet sa më shpejt, Shqipëri po bëhet pikë referimi

Patronazhistët, Rama: Krenar, s’u hyn në punë ID-ja, do kishim 77 mandate nëse…

Rama: Shqipëria i ka arritur rezultatet, BE jo

‘Nuk të hyn gjembi..’/Rama: Liria e shpifjes është në nivelin më të lartë në vend

Soreca-vendeve të BE-së: Lexoni progres-raportin, Shqipëria të ulet në tryezë!

Vettingu i politikanëve dhe koalicuonet, Rama: Më ndjeni, s;jap opinione pa dialog

Raporti i KE-së, Soreca: Lufta ndaj krimit të organizuar, thelbësore për Integrimin

Soreca i dorëzon Nikollës Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë

Raporti i KE-së, Rama: I kemi plotësuar kushtet, por s’ka oreks për zgjerim

 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama jorida tabaku luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama jorida tabaku luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll