Aktualitet

Arrestohen disa persona për vepra të ndryshme penale, një tjetër ende në kërkim

20 Tetor 2021, 13:45 Nga DOSJA
Arrestohen disa persona për vepra të ndryshme penale, një

TIRANË– Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë arrestuar një 34-vjeçar me iniciale A.D., ndërsa J.D. 35 vjeç, u procedua në gjendje të lirë, pasi të dy kanë vjedhur në bashkëpunim 3.500.000 lekë të reja në kompaninë private, në të cilën punonin. Ndërkohë, A. Ll., 18 vjeç, u arrestua pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

30-vjeçari, E.T. u kap në flagrancë duke shkelur masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa I. C., 51 vjeç u arrestua pë ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë të mundur arrestimin e K. H., 26 vjeç, i cili drejtonte mjetin pa leje dhe 24-vjeçarit Xh.Z. pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Nga ana tjetër, një 37-vjeçar me iniciale A. Ç., ka kërcënuar një person me armë, të cilën nuk kishte autorizim ta mbante dhe përdorte. Policia po punon për gjetjen e një personi të paidentifikuar, i cili ka vjedhur sende me vlerë nga R.B.

NJOFTIMI I POLICISË

“Tiranë- Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 30 vjeç, pasi u kap në flagrancë në rrugën “Dalip Zavalani”, duke shkelur masën “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Shkozës, ka kanosur me një armë sportive, për motive të dobëta, shtetasin A. A. Arma sportive u sekuestrua, pasi 37-vjeçari nuk kishte autorizimin përkatës për mbajtjen dhe përdorimin e saj. •Më datë 19.10.2021, në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur sende me vlerë shtetases R. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrest per dhune fizike arrest per droge arrestim per armembajtje pa leje polica e shtetit arrest per dhune fizike arrest per droge arrestim per armembajtje pa leje polica e shtetit

Sondazh

Poll