Aktualitet

Tensione te ‘Cirku i Tiranës’, përmbaruesit i vënë shiritin

20 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Tensione te ‘Cirku i Tiranës’, përmbaruesit i

TIRANË– Ditën e sotme, aktorët dhe akrobatët e Cirkut Kombëtar të Tiranës, janë përballur me përmbaruesit. Këta të fundit u paraqitën paraditen e sotme pranë çadrës së Cirkut për të bllokuar aktivitetin, pas përfundimit të afatit që vetë artistët të mund të largoheshin prej atyre, pas përplasjeve për pronësinë e truallit.

Përmbaruesit kanë mbërritur në Cirk në momentin kur akrobatët ishin në mes të shfaqjes. Debatet me tone të ashpra dëgjoheshin jashtë ambienteve të cirkut edhe pse drejtori i ndaloi mediat të hynin brenda.

Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Aktorët e Cirkut kërkojnë që toka ku ndodhet çadra të shpronësohet, që arena t’i shpëtojë prishjes ose të përgatitet një ambient i ri cirku. Artistët janë shprehur se nuk do lejojnë që çadra dhe cirku të hiqen pa u marrë një vendim se ku do të vendoset. Ndërkohë, përmbaruesit thanë se artistët do të kenë kohën e nevojshme për të marrë sendet e tyre.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cirku i tiranes permbaruesit te cirku cirku i tiranes permbaruesit te cirku

Sondazh

Poll