Aktualitet

VD-KKIE, Tabaku: Qeveria, faj që s’jemi në BE. Mazi: Ekziston regresi për negociatat

20 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
VD-KKIE, Tabaku: Qeveria, faj që s’jemi në BE. Mazi: Ekziston

TIRANË– Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku ka renditur nëntë treguesit që sipas saj janë përkeqësuar nën qeverisjen aktuale dhe janë theksuar tek raporti i Komisionit Evropian që u publikua një ditë më parë. E pranishme në mbledhjen e Këshillit Kmbëtar të Integrimit që u zhvillua sot, Tabaku tha se qeveria është e vetmja fajtore për faktin që Shqipëri nuk është ende në Bashkimin Evropian dhe nuk i ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave.

Pas saj e mori fjalën nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla i cili, ndryshe nga çfarë tha Tabaku, u shpreh se raporti në fakt ka rikonfirmuar se vendi ynë i ka plotësuar kushtet për hapjn e negociatave. Balla shtoi se shpreson që mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare të bëhet para Krishtlindjeve të këtij viti. Gjithashtu Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ftoi sërish Opozitën që të bashkëpunojnë në zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Kryenegociatori Zef Mazi tha se ekziston mundësia që Shqipëria të pësoj një regres përsa i përket procesit të haojes së negociatave. Përmes një lidhjeje me Skype, Mazi tha se megociatat do të zhvillohen me metodologjinë e re, por nëse nuk funksionon, mund të ndodhë që negociatat të nisin nga fillimi. Gjithsesi, ai shtoi se janë marrë masat që kjo gjë të mos ndodhë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se raporti i Komisionit Evropian ka qenë më pozitivi që ka parë ndonjëherë për procesin e hapjes së negociatave. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e 25 prillit, sipas raportit të OSBE/ODIHR të lira e të ndershme. Sipas Bylykbashit parimi kryesor për të patur zgjedhje të lira është vota dhe ajp është vjedhur ose është blerë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha se zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut, nuk është prioritet. Bardhi tha se ishte vetë maxhoranca ajo që shkurtoi stafin e administratës për këro organe në vitin 2018 dhe pavarësisht thirrjes së Opozitës nuk shtuan burime njerëzore, duke treguar se nuk ishin prioritare.

Albana Vokshi, deputete e PD-së tha se Opzoita në zgjedhjet e 25 prillit nuk kishte përballë një forcë politike por të gjithë institucionet shtetërore. Vokshi akuzoi qeverinë se patronazhistët, administrata dhe të gjithë qytetarët shqiptarë i kishte kthyer vulnerabël gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo shtoi se vota ishte lehtësisht e shantazhueshme në këmbim të një vendi pune.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

KKIE/ Bardhi: Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është prioritet

KKIE/ Mazi: Ekziston mundësia e regresit për Integrimin

KKIE/ Bylykbashi: SPAK duhet të godiste shit-blerjen e votës

KKIE/ Vokshi: Skema e patronazhistëve të shkatërrohet, vota s’ishte e lirë

KKIE, Xhaçka: Raporti i KE-së është më pozitivi, Shqipëria ka përmbushur kushtet

Soreca: Presim hetimet për patronazhistët, u pasqyrua dhe në raportin e OSBE-së

VD-KKIE, Balla: Të mbahet konferenca ndërqeveritare, do bashkëpunojmë me Opozitën

Tabaku rendit 9 pikat e dobëta të integrimit: Shqipëria është e papërgatitur!

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike jorida tabaku keshilli kombetar i integrimit 20 tetor 2021 luigi soreca taulant balla jorida tabaku keshilli kombetar i integrimit 20 tetor 2021 luigi soreca taulant balla

Sondazh

Poll