Politike

VD-KKIE, Xhaçka: Raporti i KE-së është më pozitivi, Shqipëria ka përmbushur kushtet

20 Tetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
VD-KKIE, Xhaçka: Raporti i KE-së është më pozitivi,

TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian ditën sotme, aty ku ka folur lidhur me raportin e progresit të KE. Ajo e cilësoi raportin si më pozitivin që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Sipas saj, në raport thuhet qartë progresi që ka bërë vendi pasi i ka përmbushur të gjitha kushtet.


Olta Xhaçka: Është raporti më pozitiv që unë mbaj mend. Nuk është si e lexon raportin qeveria apo opozita, por thotë qartë progresin. KE është i qartë dhe e rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne. Kur vjen puna për te integrimi pjesa. Ka shumë argumente në favor të hapjes së negociatave, argumente që lidhen me perspektivën e rajonit, por edhe me ato që lidhen me besueshmërinë e BE. Besoj që kemi arsye më shumë se kurrë që të jemi optimistë që procesi të do zhbllokohet. Ajo që ju garantoj është vendosmëria jonë për të ecur në këtë rrugë që i kemi qëndruar me vendosmëri dhe përkushtim. Po e mbyll me kaq, me këtë raport pozitiv.

LAJMI KRYESOR:VD-KKIE, Tabaku: Qeveria, faj që s’jemi në BE. Mazi: Ekziston regresi për negociatat

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike olta xhacka olta xhacka

Sondazh

Poll