Politike

3 amendamentet e PD, Bylykbashi: I kontestova, i hedhin për të shkaktuar debat

19 Tetor 2021, 19:18 Nga DOSJA
3 amendamentet e PD, Bylykbashi: I kontestova, i hedhin për të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se ka dalë kundër amendamenteve të propozura. Në fjalën e tij, në emisionin “A Show”, Bylykbashi u shpreh se të dyja palët kërkonin që të shkaktonin debat në publik.

“Basha ka arritur me një buzëqeshje të ftohtë që të vrasë demokracinë brenda Partisë Demokratike. Unë ia kam thnëë qartë që me këtë vendim ke çarë bazën e Partisë. Nuk është vendim kurrë i një lideri apo kryetari. Nëse ky proces mbyllet sipas statutit, do fitojë shumica, e unë besoj se do të na forcojë. Kam vite që e shoh që po shoh të shkojmë deri në këtë pikë. Sot nuk i kam ndjekur zhvillimet e “Foltores”. I kontestova amendamentet që diskutuam sot. Të dy palët, hedhin në treg reforma që ka shkaktuar debat,”-tha ai në fjalën e tij.

Deri më tani, Partia Demokratike ka propozuar një Vetting për politikanët, ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor. E po ashtu, kërkon që të hartojë një reformë të re territoriale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll