Sport

“PSG është në një planet tjetër”, Laurent Blanc vlerëson ish-skuadrën e tij

20 Tetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
“PSG është në një planet tjetër”, Laurent

FRANCE Në një intervistë me “Panenka”, ish-trajneri i PSG, ka folur për gjendjen aktuale të gjigantëve francezë dhe një nga pyetjet, që Laurent Blanc diskutoi me median spanjolle, ishte edhe ardhja e Lionel Messi.

Blanc tregoi se sa përfiton futbolli francez nga PSG, që ka talente dhe që posedon Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé në ligë. Për më tepër, Blanc preku faktin se FC Barcelona ka bërë gabime, duke lejuar largimin e lojtarëve kryesorë, si Neymar dhe Messi.

“Sinqerisht, për futbollin francez, është e pabesueshme të kesh Messi, Neymar dhe Mbapé në të njëjtin kampionat. PSG është në një planet tjetër, por edhe për ligën franceze është mirë t’i shohësh këta lojtarë ditë pas dite”,- tha Blanc.

“Nëse gjykoj nga ana e Barçës, mendoj se ata kanë bërë gabime monumentale. Jo vetëm për Messin, por për katër apo pesë vitet e fundit. Ata kanë humbur lojtarë të jashtëzakonshëm. Nuk mundet, qoftë edhe një klub si Barça, të humbasë Neymarin, apo Messin, sepse është shumë e vështirë t’i zëvendësosh ata”.

Tekniku francez është i njohur me menaxhimin e talenteve, jo në nivelin që ka Mauricio Pochettino në skuadrën e tij. Sidoqoftë, Blanc kishte një dhomë zhveshjeje të udhëhequr nga Zlatan Ibrahimović, kështu që ai ndau përvojën e tij, në menaxhimin e PSG, pasi më pas drejtoi edhe ekipin kombëtar të Francës.

“Unë nuk e ndryshova vizionin ose fjalorin tim. Pozicioni im ishte i njëjtë për të luajtur mirë futboll. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, kështu që duhet të luajmë mirë futboll. Në aspektin e futbollit ishte e mrekullueshme,”- tha Blanc.

“Eshtë e vërtetë që ne nuk mund të fitonim Champions League, pasi për këtë ju duhet që planetet të rreshtohen, por ne bëmë një futboll fantastik. Ndonjëherë takoj lojtarë që kisha dhe biem dakord që kemi kaluar shumë mirë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ish-trajneri i psg laurent blanc mauricio pochettino messi në një intervistë me “panenka” neymar dhe mbapé zlatan ibrahimovic ish-trajneri i psg laurent blanc mauricio pochettino messi në një intervistë me “panenka” neymar dhe mbapé zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2021, 07:34

Rikthehet dyshja Messi-Ronaldinho, por tek PSG

FRANCE – Braziliani, kampioni i Botës, u bashkua me skuadrën “blaugrana” pas një transferte nga Paris Saint-Germain në verën e 2003 dhe vazhdo...