Sport

Messi kthehet në “ALIEN”, nxjerr nga telashet PSG! Ajax poker Dortmundit

19 Tetor 2021, 21:38 Nga DOSJA
Messi kthehet në “ALIEN”, nxjerr nga telashet PSG! Ajax poker

EUROPË-Lëkundje emocionesh në “Parc de Princ”, me përmbysje midis PSG dhe Leipzig, por në fund janë parizienët që fitojnë 3-2 dhe mbajnë vendin e parë në grupin A me 7 pikë. Mbappe shënoi për PSG -në në minutën e 9 -të, ndërkohë që Andrè Silva dhe Mukiele në minutat 28′ dhe 57′ përmbysën rezultatin midis pjesës së parë dhe të dytë.

Duket si një kolaps për lojtarët e Pochettinos, por Messi ishte ai që nxorri nga telashet skuadrën duke shënuar dy herë në minutat 67 dhe 74′ (me penallti),ndërkohë që Mbappe në minutën e 94′ humbi 11-metërsh.

GRUPI C

Ndërkohë, në grupin C, Ajax ka mposhtur me rezultatin 4-0 Borussia Dortmund. Pokerin e golave e nisi kapiteni i gjermanëve, Marco Reus që gabimisht dërgoi topin në portën e tij.
Dyfishimi i rezultatit do të vinte nga Daley Blind në minutën e 25′ që me një goditje në limitet e zonës gjeti cepin e portës duke ia bërë të pamundur portierit ta ndalonte atë.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 57′ Antony shënoi golin e tretë me një lëvizje të bukur në zonë.Ndërkohë, në tabelën e shënuesve nuk mund të mungonte i përhershmi Sebastian Haller që shënoi një gol me kokë duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në 4-0.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league leipzig psg champions league leipzig psg

Sondazh

Poll