Sport

Inter nuk gabon ndaj Sheriff Tiraspol, tre gola vijnë nga Dzeko-Vidal-De Vrij

19 Tetor 2021, 20:58 Nga DOSJA

MILANO-Në raundin e tretë të Champions League, Inter merr fitoren e parë në Champions League në Grupin D. Në “San Siro” zikaltërit fitojnë 3-1 ndaj Sheriff Tiraspol, që vinte në Milano pas dy fitoreve me Shakhtar dhe Real Madrid.

Dzeko do të shënonte në minutën e 34′ do të shënonte për Interin, ndërsa në pjesën e dytë Thill nga goditja e dënimit do të barazonte takimin. Festa e moldavëve nuk zgjati shumë, sepse Vidal në minutën e 58′ çoi edhe një herë në avantazh Interin. De Vrij në të 67-tën do të vuloste takimin.

Inter shkon kështu në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Real Madrid fitoi 5-0 ndaj Shakhtar Donetsk, duke e bërë situatën në Grupin D vërtetë interesante.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter real madrid inter real madrid

Sondazh

Poll