Sport

Milan ka harruar “muzikën” e Championsit! Diaz bën heroin e Portos. Liverpool ia..

19 Tetor 2021, 21:17 Nga DOSJA
Milan ka harruar “muzikën” e Championsit! Diaz bën heroin

PORTUGALI– Milan pëson humbjen e tretë në po kaq ndeshje të Championsit. Në Portugali, pikërisht në “Estadio do Dragao”, kuqezinjtë humbasin 1-0 ndaj Portos. Skuadra drejtuar nga Stefano Pioli rezistoi më shumë se një orë, kundrejt një skuadre të rrezikshme në manovrat sulmuese.

Në minutën e 65′ një e djathte kirurgjikale e Luis Diaz shkoi në rrjetë. Goli i futbollistit u kontestua ashpër nga futbollistët e Milanit, pasi pretenduan për goditje dënimi, pas kontaktit Taremi-Bennacer. Milan mbetet në vendin e fundit në kuotën e 0 pikëve.

ATLETICO MADRID-LIVERPOOL 2-3

Liverpool nuk ndalet në Champions League, skuadra e Jurgen Klopp triumfoi në Spanjë kundër Atletico Madrid me rezultatin 3-2. Mohamed Salah ishte protagonist me dy gola të shënuar në minutën e 8′ dhe 76′, ndërsa tjetrin gol e shënoi Keita në minutën e 13′.

Atletico u kundërpërgjigj dy herë me Griezmann, por shkatërroi çdo gjë në minutën e 52′ që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liverpool milan porto liverpool milan porto

Sondazh

Poll