Sport

Rikthehet dyshja Messi-Ronaldinho, por tek PSG

20 Tetor 2021, 07:34 Nga DOSJA
Rikthehet dyshja Messi-Ronaldinho, por tek PSG

FRANCE – Braziliani, kampioni i Botës, u bashkua me skuadrën “blaugrana” pas një transferte nga Paris Saint-Germain në verën e 2003 dhe vazhdoi të fitojë trofe me bollëk gjatë pesë viteve të tij në Katalonjë.

Për pjesën më të madhe të kohës në Barcelonë, Ronaldinho ishte futbollisti më i mirë në planet dhe ai fitoi çmimin “FIFA Lojtari i Vitit” më 2004 dhe 2005.

Një njeri që e njeh rëndësinë e magjistarit brazilian është vetë Messi.

“Ronaldinho ishte përgjegjës për ndryshimin në Barcelonë,”- tha gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’. “Ishte një kohë e keqe dhe ndryshimi që erdhi me ardhjen e tij ishte i mahnitshëm.

Në vitin e parë, ai nuk fitoi asgjë, por njerëzit u dashuruan me të. Pastaj trofetë filluan të vijnë dhe ai i bëri të gjithë ata njerëz të lumtur. Barça duhet të jetë gjithmonë mirënjohëse për gjithçka që bëri”.

Ronaldinho ndihmoi në fillimin e karrierës së jashtëzakonshme të Messit te Barcelona dhe të dy kanë mbetur miq që nga ajo kohë.

Dhe dy super yjet e Amerikës së Jugut, më në fund u ribashkuan para ndeshjes së PSG në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig të martën në mbrëmje.

Ronaldinho ishte i ftuar nderi në “Parc des Princes” dhe para fillimit, dy lojtarët u përqafuan në fushë.

Të gjithë absolutisht donin ta shihnin atë moment.

Për tifozët e Barcelonës, pamja e dy lojtarëve më të mëdhenj të klubit që përqafohen do të jetë e mjaftueshme për të filluar lotët të rrjedhin.

Siç do ta mbajnë mend shumica, Ronaldinho ishte njeriu që asistoi golin e parë të Messit për “blaugrana” kundër Albacete në 2005.

Ai moment ishte vërtet fillimi i diçkaje të veçantë, me argjentinasin, që shënoi 671 të tjerë me ngjyrat e Barcelonës gjatë 16 viteve të paharrueshme.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league messi psg ronaldinho champions league messi psg ronaldinho

Sondazh

Poll