Sport

0 pikë në Champions, Ibra nuk e ngre “flamurin e bardhë”: Besoj te kualifikimi

19 Tetor 2021, 22:11 Nga DOSJA
0 pikë në Champions, Ibra nuk e ngre “flamurin e

MILANO-“Sot ishte ndeshja jonë më e keqe në Champions League.” Zlatan Ibrahimovic komenton kështu humbjen e Milanit në Porto. Sulmuesi suedez, i cili hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, nuk ishte në gjendje të shënonte. “Fatkeqësisht ne jemi akoma me zero pikë pas tre ndeshjeve.

Duhet të kujtojmë se kjo skuadër është kthyer në Champions pas kaq shumë vitesh dhe ndeshje si këto do t’i japin përvojë të gjithë grupit.” Ibrahimovic nuk kërkon justifikime dhe nuk kapet pas mungesave: “Po, kishte shumë lojtarë që mungonin – tha ai për Mediaset – por kjo është pjesë e futbollit. Unë sapo jam kthyer dhe jam i lumtur të luaj – tha ai – më duhen më shumë minuta për të gjetur ritmin.”

Milan është ende me zero pikë pas tre ndeshjeve, por Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ngrejë flamurin e bardhë. “Janë tre ndeshje për të luajtur, vitin e kaluar ne luftuam të hynim në grupet e Champions League dhe për sa kohë që ka një shans ne do të luftojmë. Fatkeqësisht sot kemi humbur, por unë jam i sigurt. Ne ende besojmë te kualifikimi.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league ibrahimovic milan champions league ibrahimovic milan

Sondazh

Poll