Politike

Data e re për zgjedhjet lokale, aleatët e PD në zyrën e Metës: S’është koha për datë të re zgjedhjesh

12 Qershor 2019, 07:56 Nga DOSJA
Data e re për zgjedhjet lokale, aleatët e PD në zyrën e

TIRANË– Ka zgjatur vetëm 30 minuta takimi konsultativ mes presidentit Ilir Meta dhe aleatëve të Partisë Demokratike për caktimin e një tjetër date për zgjedhjet lokale.

Të pranishëm në takim ishin: Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi.

Pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për mediat, kreu iLZHK-së, Dashamir Shehi tha se takimi ishte një hap i vogël pozitiv, por në drejtimin e duhur.

Më tej, Shehi shtoi se aletatët e Bashës nuk kishin propozuar asnjë datë për zgjedhjet pasi sipas tyre ajo duhet të vinte si derivat i një marrëveshjeje të madhe politike.

Pas aleatëve në takim presidentin Meta, kreu i PDS-së, Paskal Milo, i cili tha para gazetarëve se nuk kishte rëndësi se kur do të bëheshin zgjedhjet por me vlerë ishte që të bëheshin sipas standardeve të plotësojnë kriteret demokratike.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike caktimi i datës së zgjedhjeve meta takim me partitë shkakrimi i presidentit shtyrja e zgjedhjeve caktimi i datës së zgjedhjeve meta takim me partitë shkakrimi i presidentit shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll