Politike

Donald Tusk: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë gjithçka për negociatat, por vendimi s’do jetë i shpejtë

12 Qershor 2019, 15:04 Nga DOSJA
Donald Tusk: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë

BRUKSEL– Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian duhet hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por ka theksuar se nuk do të këtë një vendim të shpejtë.

Këto deklarata Tusk i bëri gjatë një conference të përbashkët me me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Bruksel.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, u shpreh Tusk.

Sipas Tusk, dy shtetet ballkanike kanë bërë “gjithçka që pritej” për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bruksel donald tusk hapja e negociatave maqedonia e veriut shqiperi bruksel donald tusk hapja e negociatave maqedonia e veriut shqiperi

Sondazh

Poll