Politike

I pasprovuar në sport, Basha merr dhuratë për datëlindje shiritin e kapitenit, dalin pamjet nga festa e demokratëve në sel

12 Qershor 2019, 15:07 Nga DOSJA
I pasprovuar në sport, Basha merr dhuratë për datëlindje

TIRANE- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të festojnë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e selisë së partisë.

Ata i kanë dhuruar kryetarit të PD shiritin e kapitenit, një fanellë të kombëtares me numrin 1 dhe mbiemrin “Basha”, si edhe një kapele ku lexohet “Shqipëria si gjithë Europa”.

Të rinjtë e PD surprizuan Bashën në këtë datëlindje të 45-të, ndërkohë që në pamjet e siguruara nga Dosja.al, kryedemokrati është shfaqur entuziast megjithëse nuk i ka komentuar dhuratat e marra.

A do të shkëlqejë Basha në fushën e “blertë” të politikës? Mbetet për t’u parë kush do e shënojë i pari golin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike datelindja e lulzim bashes datelindja e lulzim bashes

Sondazh

Poll