Politike

28- vjetori i PS, Rama tregon ftesën e socialistëve: U thashë s’ka vend më të mirë se me Braçen

12 Qershor 2019, 16:44 Nga DOSJA
28- vjetori i PS, Rama tregon ftesën e socialistëve: U thashë

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me qytetarët në Divjakë është shprehur se e kishte zgjedhur vetë qytetin se ku do të festonte.

Sipas Ramës, 28 vjetorin e PS-së, nuk mund ta festonte askund tjetër veçse krah zv.kryeministrit Erion Braçe.

Sot për 28 vjetorin e PS-së do të bëhet një organizim i madhe në Tiranë. Më kërkuan të isha aty, unë i thashë së nuk ka vend më të mirë për të festuar sesa me Erion Braçen në Divjakë. Për shkak të Erionit një figure të rëndësishme në PS, por edhe për shkak të punës që është bërë. Erioni nuk është vetëm tifoz i Juventusit por edhe i Partizanit, i ka bashkuar në një dhe ka krijuar një skuadër fantastike. Është kënaqësi të vish këtu për të kërkuar mbështetje edhe më të madhe për kryetarin e Bashkisë sepse flet puna. Nuk ka nevojë të flasim fare”, u shpreh Rama.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në divjakë ps feson 28 vjetorin rama feston me mushkonjat edi rama në divjakë ps feson 28 vjetorin rama feston me mushkonjat

Sondazh

Poll