Politike

Negociatat/ Kalon Maqedonia e Veriut, Parlamenti holandez i thotë “jo” Shqipërisë: S’ka progres

12 Qershor 2019, 16:30 Nga DOSJA
Negociatat/ Kalon Maqedonia e Veriut, Parlamenti holandez i thotë

HOLANDË– Parlamenti i Holandës ka votuar mocionin ku i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Sipas mediave holandeze, mocioni u propozua nga deputeti i Kristian-Demokratëve, Pieter Omtzigt dhe dy parti e tjera të koalicionit qeveritar të përfaqësuar nga Anne Mulder e partisë ” Freedom and Democracy” dhe Nico Drost, i “ChristenUnie”. Propozimi i deputetit të Kristian-Demokratëve është votuar nga 105 deputet nga 150 që ka parlamenti. 

Po ashtu shtohet se shkaku kryesor për këtë vendim është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mëgjithatë ky vendim nuk është përfundimtar. Ashtu si kurse në rastin e rikthimit të vizave, është qeveria holandeze ajo që thotë fjalën e fundit. 

Pas votës kundër, një reagim ka ardhur edhe nga ministri holandez Stef Blok ka deklaruar se rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm për Shqipërinë, duke theksuar se vendi nuk ka plotësuar kriteret në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një reagim ka ardhur edhe nga ambasada holandeze në Tiranë, e cila edhe pse pranoi se kishte ende punë për t’u bërë tha se do të vazhdonin të mbështesin Shqipërinë në reformat e ndërmarra.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave maqedonia e veriut parlamenti holandez rikthimi i vizave nga holanda shqiperia hapja e negociatave maqedonia e veriut parlamenti holandez rikthimi i vizave nga holanda shqiperia

Sondazh

Poll