Sport

Wanda, në natën pas postimit fantazmë, përgjigjet: “A, doni emrin e asaj…?”

19 Tetor 2021, 17:28 Nga DOSJA

FRANCE Ndërsa nga Argjentina flasin për një divorc të sigurtë midis Wanda Nara dhe Mauro Icardi, në çdo orë që kalon, ‘telenovela’ pasurohet me nga një episod të ri. Sepse gruaja dhe agjentja e lojtarit nuk përton të azhurnojë vazhdimisht ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Përveç historisë, që e sheh të vetme në aeroplan, teksa largohet nga Milano, një post tjetër fantazmë është shfaqur gjatë natës, i publikuar dhe më pas i hequr nga profili zyrtar i vetë Wanda, teksa i përgjigjej me një “tweet” modeles argjentinase Alejandra Maglietti, prezantuese edhe në TV.

Ajo e akuzon Wandan, se kishte organizuar një “shfaqje”, pa përmendur kurrë emrin e dashnores së Icardit, duke lënë “një grua tjetër” të mbulohej nga fyerjet…

Akuzës së Alejandra Maglietti, Wanda iu përgjigj menjëherë: “A, keni nevojë për emra, ose një hartë për të gjetur se kush është “k***a”… kush u dërgon fotografi burrave të martuar? Do të jua dërgoj në privat, nëse jeni e vetmja që nuk e keni kuptuar”. Referenca e mbuluar, është për aktoren China Suarez, e cila dyshohet se i kishte shkruar disa mesazhe Icardit dhe i kishte kërkuar një takim.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport china suarez largohet nga milano modeles argjentinase alejandra maglietti në rrjetet sociale nga argjentina një divorc të sigurtë profili zyrtar i vetë wanda wanda nara dhe mauro icardi china suarez largohet nga milano modeles argjentinase alejandra maglietti në rrjetet sociale nga argjentina një divorc të sigurtë profili zyrtar i vetë wanda wanda nara dhe mauro icardi

Sondazh

Poll