Politike

Varhelyi për ‘Open Ballkan’: Bashkëpunim rajonal në vijim të procesit të Berlinit

19 Tetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Varhelyi për ‘Open Ballkan’: Bashkëpunim rajonal në

BRUKSEL-Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi i pyetur nga disa eurodeputetë gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor në lidhje me Open Ballkan’ shprehu dhe njëherë qëndrimin e tij.

Varhelyi tha se rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal ku përfshihen të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nën ‘ombrellën’ e BE-së.

Jam i bindur që rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal. Prandaj kemi insistuar për një treg bashkëpunimi ekonomik. Kjo është paketë për të ndryshuar jetën e njerëzve dhe biznesin. Çfarë propozojmë ne? Po flasim për të kaluar kufijtë me kartë identiteti, po flasim për njohjen e diplomave. Këto janë përgatitjet për pranimin në BE. Prandaj i mëshojmë fort kësaj. Në fillim është quajtuar Mini-Schengen’. Por ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. 6 vendet e Ballkanit perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal. Duam që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur.”- tha Varhelyi  në fjalën e tij.

Lajmi kryesor/ KE prezanton progres-raportin për vendet e Ballkanit që aspirojnë të jenë pjesë e BE

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike rajoni olivér várhelyi olivér várhelyi

Sondazh

Poll