Politike

Noka: Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë! Po kthehet në grotesk

19 Tetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Noka: Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë! Po

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili gjatë mbledhhes së grupit parlamentar e akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka për qëllim të bunkerizojë Partinë Demokratike.

Në një lidhje me Skype në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Noka tha se Basha është çekuilibruar prej panikut për humbjen e betejës për të mbajtur PD-në me çdo kusht. Sipas Nokës, kryedemokrati nuk përfaqëson më PD-në e as demokratët, por interesat e tij personale.

“Jam i prirur ta besoj këtë deklaratë. Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën. Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD-në, as demokratët, ai thjesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD.  Edhe kjo lajthitja e sotme, nuk është as më shumë e as më pak se dy lajthitjet e para. E mbani mend kur etiketoi bazën e PD si anti-amerikane. Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum qeverinë e PD që ka qenë qeveria më e mirë dhe quajti llum bazën e partisë.  Kjo është lajthitja e tretë. Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh grotesk të politikës shqiptare, asgjë më shumë. Ai stonon edhe me impostimet që ka marrë kohët e fundit në Parlament duke u ‘trimëruar’ ndaj Edi Ramës, asgjë më shumë, është një instonim i habitshëm qesharak. Basha sot është ish-kryetar i PD, sepse nuk ka bazën, nuk ka delegatët, ai ka thjesht veten dhe ndonjë nëpunës që paguan me rrogë aty rrotull”, u shpreh Noka.   

Një ditë më parë, Basha tha prerë se nuk do të lejonte që Partia Demokratike të shkëputej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se Berisha ka për synim të bunkerizojë partinë dhe ta përdorë për interesa personale.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka lulzim basha sali berisha flamur noka lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll