Politike

‘Gërdeci’, Mediu: S’i jam shmangur kurrë gjykimi, heshta që të mos rëndoja familjet

19 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA
‘Gërdeci’, Mediu: S’i jam shmangur kurrë gjykimi,

TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se ai nuk i është shmangur gjykimit për tragjedinë e Gërdecit.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mediu tha se ai ka dhënë dorëheqjen, ka deklaruar se nuk njeh imunitet dhe përmes një letre ka vënë në dijeni Presidentin e Prokuroren e Përgjithshme se është i gatshëm të pyetet.

“Kur Fatmir Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi gjykimi kam dhënë dorëheqjen dhe kam marë përgjegjësitë e mia morale dhe kam mirëkuptuar çdolloj sjellje të familjarëve të prekur karshi meje. Skam hyrë të afatetet e rihapjes së çështjes se nuk jam i fushës. Por dua të theksoj se kur Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi shpërthimi ka dhënë dorëheqjen, mori përgjegjësinë madje duke u përballur dhe me gënjeshtrat që montoheshin për mua. Që ditën e parë të dorëheqjes time kam deklaruar se nuk njoh imunitet dhe i kam çuar letër presidentit, prokurores së përgjithshme që jam i gatshëm që në çdo kohë të pyetem. Kemi kërkuar si maxhorancë në atë kohë heqjen e imunitetit po të isha fshehur pas imunitetit do ishte më e lehtë të merrnim një vendim se sa në këto rrethana shtyrje. Kam heshtur përballë gjithë propagandës politike sepse nuk doja të rëndonte mbi familjet e prekura. Unë nuk kam penguar asnjëherë heqjen e imunitetit,”- tha Mediu ndër të tjera.

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të gjykojë ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm duke revokuar vendimin për pushimin e çështjes dhe duke marrë nën gjykim Mediun.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir mediu gerdeci fatmir mediu gerdeci

Sondazh

Poll