Politike

Platforma për Agjencinë/ Ironia e Korreshit: Çorape leshi, e grisur te gishti

19 Tetor 2021, 11:57 Nga DOSJA
Platforma për Agjencinë/ Ironia e Korreshit: Çorape leshi, e

TIRANË– Gjatë komisionit të Ligjeve, është diskutuar platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” e cila nxiti debate mes anëtarëve. Projektligji u prezantuar ditën e sotme gjatë Komisionit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali, mirëpo u kundërshtua nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Ai e quajti platformën “si një çorape leshi e veshur në behar”.

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mijë, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht. Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do t’i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre”, tha Korreshi në komision.

LAJMI KRYESOR: VD/ Mblidhet Komisioni i Ligjeve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike elisa spiropali komisioni i ligjeve 19 tetor 2021 saimir koreshi elisa spiropali komisioni i ligjeve 19 tetor 2021 saimir koreshi

Sondazh

Poll