Politike

Komisioni Hetimor pret ta marrë në pyetje, Gjylameti: Rama s’e ka për herë të parë

19 Tetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Komisioni Hetimor pret ta marrë në pyetje, Gjylameti: Rama s’e

TIRANË– Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti dhe anëtare e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka komentuar kërkesën e Opozitës për të futur politikanët në Vetting.

E ftuar në “Radarin Informativ” në “ABC”, Gjylameti u pyet nëse kryeministri Edi Rama do të shkontë në Komisionin Hetimor për tu marrë në pyetje duke qenë se është në listë me 24 zyrtarë të tjerë që do të thirren për të dëshmuar.

Deputetja tha se Rama nuk e ka për herë të parë, pasi ka dëshmuar edhe më parë, kështu që nuk mendon se do të ketë kundërshtime.

“Nuk besoj që do të jetë hera e parë, kryeministri ka ardhur edhe herë të tjera dhe ka dëshmuar. Duhet parë që nëse të gjitha pikat janë objekt i hetimit. Së pari duhet të shikojmë çështjet që kanë parashtruar, dokumentacionin dhe personat nëse janë në funksion të hetimit,”- tha ajo.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blerina gjylameti edi rama komisioni hetimor per 25 prillin blerina gjylameti edi rama komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll