Politike

Propozimet e PD, Balla: Nuk kemi vija të kuqe, ende s’jemi njohur me paketën

19 Tetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Propozimet e PD, Balla: Nuk kemi vija të kuqe, ende s’jemi njohur me

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka rënë dakort paraprakisht që të ulet dhe diskutojë me Opozitën në lidhje me projektligjin ku propozohen ndryshime Kushtetuese. Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Balla tha se ende nuk janë njohur zyrtarisht me propozimet e Partisë Demokratike, por që janë të hapur dhe nuk kanë vija të kuqe për asnjë lloj propozimi.

I pyetur nëse propozimet e PD-së do të miratohen në këmbim të votave për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Balla shtoi se ky Vetting është me rekomandimin e ndërkombëtarëve dhe nuk negociohet.

“E kam thënë edhe seancën e kaluara që Kuvendi i Shqipërisë shumë shpejt do të ngrejë edhe një komision të posaçëm të reformës zgjedhore. Ajo që është e rëndësishme është që ne edhe në frymën e progres-raportit të sotëm të Komisionit Europian duhet të institucionalizojmë dialogun. Unë dua të theksoj se çështja e ndryshimeve kushtetuese për afatet e vettingut është një çështje jo e jona por thjesht shumë teknike për të zgjatur mandatin e këtyre institucioneve. Duhet ta ruajë çështja këtë nivel teknik dhe nuk duhet të futet politika. Kemi rënë një herë dakord në vitin 2016 për këtë çështje. Askush nuk dinte atë kohë se kaq shumë gjyqtarë do shkarkoheshin nga Vettingu. Ky është një sugjerim që ka ardhur nga partnerët,”- tha Balla ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: E PLOTË- Projekti i PD-së kthen ‘hartën e vjetër’, SPAK të ‘filtrojë’ politikanët

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike propozimet e partise demokratike taulant balla vettingu i politikaneve propozimet e partise demokratike taulant balla vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll