Politike

Zgjatja e afatit të procesit të Vettingut, Gjiknuri me Buccin: Të mos mbahet peng

19 Tetor 2021, 10:20 Nga DOSJA
Zgjatja e afatit të procesit të Vettingut, Gjiknuri me Buccin: Të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se vendimi për zgjatjen e afatit të procesit të Vettingut, me synim garantimin e përmbylljes me sukses të Reformës në Drejtësi, nuk duhet mbajtur peng.

Në një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, Gjiknuri shton se ky process nuk duhet kushtëzuar me debatet e ditës mes kampeve politike dhe as nuk duhet përzier me çështje të tjera, që dalin jashtë Reformës në Drejtësi.

“Bashkëbisedim i frytshëm me ambasadorin Fabrizio Buçi, të cilin e falenderova për mbështetjen që Italia po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Padiskutim, një proces dialogu konstruktiv politik në Kuvend, mes mazhorancës dhe opozitës, e ndihmon edhe më shumë procesin e integrimit. Ndamë të njëjtin vlerësim mbi nevojën për të realizuar zgjatjen e afatit të procesit të vettingut, me synim garantimin e përmbylljes me sukses të Reformës në Drejtësi. Zgjatja e procesit të vettingut duhet të kryhet si një vazhdimësi e dakordësisë së mëparshme mbi Reformën në Drejtësi. Ky vendim duhet të mos mbahet peng, duke u kushtëzuar me debatet e ditës mes kampeve politike dhe as nuk duhet përzier me çështje të tjera, që dalin jashtë Reformës në Drejtësi,”- shkruan Gjiknuri krah fotove të takimit me Buccin.

LAJM KRYESOR: E PLOTË- Projekti i PD-së kthen ‘hartën e vjetër’, SPAK të ‘filtrojë’ politikanët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri fabrizio bucci damian gjiknuri fabrizio bucci

Sondazh

Poll